E rëndë/ 56-vjeçarit i bie guri në kokë, niset me helikopter drejt Traumës

FOTO ILUSTRUESE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Tropojë.

56-vjeçari me iniciale B.L është plagosur në kokë teksa po pastronte kanalin vaditës. Mësohet se ai ka qenë duke punuar kur është shkëputur papritur një gur, duke e goditur në kokë.

Ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe bëhet me dije se është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë./E.B./Fjala.al