Foto për herë të parë/Aktorët Naim Frashëri dhe Demir Hyskja gjatë xhirimit të filmit “Ngjadhnjim mbi vdekjen”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dy aktorë të mëdhenj. Të dy Artistë të Popullit dhe të dy nuk jetojnë më. Naim Frashëri dhe Demir Hyskja qëndrojnë në plejadën e artit kinematografik shqiptar edhe pse kanë vite që janë ndarë nga jeta.

I pari vdiq më 18 shkurt 1975 dhe i dyti më 6 gusht 2016 dhe ikja e tyre nga kjo botë ka qenë humbje e madhe. Por të dy kanë lënë një galeri të tërë personazhesh në filma dhe teatër.

Një prej tyre është filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen”, një realizim artistik i vitit 1967 i regjisorëve Piro Milkani dhe Gëzim Erebera. Filmi ka si temë Luftën e Dytë Botërore dhe është mbështetur mbi historinë reale të Bule Naipit dhe Persefoni Kokëdhimës, dy vajzave të reja nga Gjirokastra që u varën në sheshin qendror të qytetit nga gjermënët për aktivitetin e tyre.

Në këtë film Naim Frashëri luan rolin e oficerit gjerman, kapiten Hans von Shtolc i cili pas arrestimit merr në pyetje, kërcënon, torturon dhe në fund urdhëron vrasjen e të dy vajzave. Ndërsa Demir Hyskja luan rolin e spiunit Zyni Shaqiri që tregoi te gjermanët se ku fshiheshin dy vajzat që në film luhen mjeshtërisht nga Edi Luarasi dhe Eglantina Kume.

Studiuesi i njohur Bajram Vila na sjell për herë të parë dy fotografi të dy aktorëve Naim Frashëri dhe Demir Hyskja në sheshin e xhirimit të filmit. Tipa dhe karaktere të ndryshëm, Frashëri dhe Hyskja janë fiksuar në këtë foto gjatë një moment xhirimi që merr vlerë historike për artin shqiptar. Të ruajtura nga persona që ua dinë vlerën si Bajram Vila, këto duhet të jenë pjesë e një muzeu të artit kinematografik që i mungon Shqipërisë./b.b/fjala.al

Lexo edhe :  Dy njerëzit e rëndësishëm në këto zgjedhje, që i dhanë fitoren e thellë PS-së!

Të fundit

Kush duhet të jetë lideri i ri i opozitës shqiptare?

Partia Demokratike dhe opozita si e tërë ka nevojë për një lidership të ri. Sali Berisha është njeriu i...

Mali i Zi futet në BE në vitin 2028? Po Shqipëria? Më në fund vjen përgjigjja…

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, ka refuzuar të japë një datë të mundshme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndryshe nga çfarë...

“Ha çdo ditë 12 vezë”, Tom Cruise zbulon dietën e tij të pazakontë

Në moshën 62-vjeçare, Tom Cruise nuk tregon asnjë shenjë lodhjeje kur bëhet fjalë për skenat sfiduese të filmave të tij. Ylli i “Mission Impossible”...

Shpërndau video intime, ylli i Real Madrid në telashe me drejtësinë!

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, ka kaluar një sezon fantastik në aspektin sportiv, por ka probleme serioze personale. Ai është sërish në qendër...

A do ta mbajë premtimin e fushatës? Rama: Po, BE na ka hapur derën!

Në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Këshillit Europian, António Costa, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse do të vijojë...

Lajme të tjera

Web TV