Reagime të shumta ka shkaktuar në opinionin publik i cili është tronditur pas zbulimit të ngjarjes së rëndë që kishte ndodhur në Babrru të Tiranës. Një 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga Abaz Doku dhe tre persona prej kohësh.
Një reagim të ashpër ka bërë edhe gazetarja Anila Hoxha, e cila përmes një postimi tregon se javët e fundit prindërit e 15-vjeçares së abuzuar seksualisht e kishin kaluar duke fshirë në muret e lagjes emrin e saj.
Më tej ajo shkruan se të gjithë e dinin se kush i shkruante dhe përse i shkruante, përveç familjes dhe policisë. Ndërkohë që historia e shfrytëzimit përgojohej në shkollë e në lagje, ky informacion nuk kishte mbërritur ende në vesh të policisë.
Nga gazetarja Anila Hoxha
“Javët e fundit prindërit e 15 vjeçares te abuzuar seksualisht e kaluan duke fshire neper muret e lagjes emrin e saj. E gjithë lagjja ku emri katergermesh i femijes ka zene muret e shtyllat, e dinte se kush shkruante dhe perse. Te gjithë e dinin, pervec policisë dhe familjes. Shfytezimi i gjimnazistes tregohej prej një viti si një ‘hit’ neper gojët e lagjes dhe te shkollës, mes banoresh e fqinjësh, ku disa e përshkruanin si “fëmija i përhedhur”.
Ndërsa te tjerët e përshkruanin 65 vjecarin si monstra qe u tregonte fotografitë dhe videot e te miturës duke u mburrur ” shikojeni këtë”. Por ky informacion nuk kishte mbërritur ne veshët e vulosur te policisë. Ne veshët e askujt, as te agjenteve te krimeve, as te patrullave qe pijne birra ne lokalin përballe shkollës dhe nuk shikonin te afishuar ngado emrin e S, apo te shikonin se si një vajze kalohej dore me dore dhe si një i moshuar ndërkohe tregonte videon ne serviset e makinave te lagjes, ne birrari, dhe tek te tjerë aty qe pastaj ktheheshin ne shtëpi dhe ruanin femijet e tyre duke patur parasysh se një tragjedi po luhej me femijen e komshiut.
Edhe mësuesit e shkollës ne lagjen ne periferi te Tiranes nuk dinin gjë. As psikologet nuk dinin gjë, ndonëse profili i rojës ishte aq i diskutueshëm sa ai u përzu prej aty. As oficeret e sigurisë qe paguhen nga Ministria e Arsimit. Roja i shkollës njihet ne lagje per profilin e tij te diskutueshëm. Por ai u hoq nga puna jo për këtë gjë, por pasi ishte punësuar aty se bashku me gruan dhe djalin.
Emri i S. dhe sharjet për te ndërkohe te vrasin sytë , ne hyrje te shtepise se saj ne te dy krahët, ne muret e shkollës, ne muret e lagjes. Prej një viti është shkruar emri i vajzës dhe ne anglisht ‘mirëserdhe ne ferr’. Prindërit nuk ja dolën ta mbulonin me gëlqere emrin e femijes se tyre qe perdhunshem u shkarravitej prej muajsh POR vetëm ata s’po dinin se perse emri i te miturës po vulosej si ‘A” e turpit te shoqerise sonë.
Kete te diele ja kushtova S. Nje banore me thotë duke tundur kokën se fëmija doli duarsh për faj te prindërve qe nuk e kontrollonin. ‘E dinim te gjithë këtë gjë- thotë një tjetër. Videot e vajzës qarkullonin.”/r.g/fjala.al