Qeveria kujdestare/ Ky është propozimi i opozitës: 100 ditë para zgjedhjeve…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është bërë publik propozimi i opozitës jashtëparlamentare për formimin e qeverisë kujdestare para zgjedhjeve parlamentare. Sipas propozimit të dorëzuar në Këshillin Politik, opozita kërkon që 100 ditë para zgjedhjeve të krijohet qeveria kujdestare, një praktikë që duhet ndjekur deri kur vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Propozimi i plotë

Në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen, këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas nenit 5, shtohen nenet 5/1 me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 5/1

Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore

  1. Me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, nuk mund të përdoren ose të vihen në mbështetje të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose vendor, apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit, pavarësisht nga burimi i kapitalit ose pronësia.
  2. Në kuptim të këtij neni, “burime” quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore.
  3. Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura apo rasteve të parashikuara në nenin 5/2 të këtij ligji. Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara fushatës zgjedhore nga institucioni apo enti publik në përmbushje të misionit të tij. Bëjnë përjashtim rastet e emergjencave për shkak të ngjarjeve të paparashikuara që diktojnë marrjen në punë.
  4. 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë, miraton përbërjen e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, e cila pas betimit përpara Presidentit të Republikës, fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëm ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Ky rregull zbatohet deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.
  5. Qeveria Kujdestare e Zgjedhjeve ka për detyrë:
  6. të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor;
  7. të sigurojë barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme në lidhje me burimet administrative;
  8. të sigurojë barazi ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike.
  9. Rregullat e posaçme për organizimin dhe funksionimin e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, përcaktohen si Aneks i ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.
Lexo edhe :  “Mbushet” portali i denoncimeve/ “Hapësira ime publike”, mbi 3000 ankesa nga qytetarët

Neni 2

Neni 88, shfuqizohet.

Të fundit

Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një...

Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale

Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Në pikën e...

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej...

Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Sipas mitit, Heraklioni ishte qyteti ku Helena dhe Paridi ndaluan përpara se të niseshin drejt Trojës. Historia e tij mund të shërbejë si një...

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Lajme të tjera

Web TV