Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik; a mund të dështojë reforma zgjedhore?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore ishte parashikuar të niste në orën 17:00, por është shtyrë në moment të fundit. Arsye për këtë shtyrje nuk është dhënë, por është bërë me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00.

Sot është dita e fundit për arritjen me konsensus të marrëveshjes për reformën zgjedhore. Palët kanë ende disa ndasi sa i përket përdorimit të teknologjisë në zgjedhje apo emërimit të një drejtori të ri të Policisë së Shtetit gjatë fushatës zgjedhore.

Këto ndarje janë midis mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare, ndërkohë që opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari, kërkon vazhdimisht hapjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe ndryshimit të sistemit zgjedhor. Kjo kërkesë e Hajdarit nuk po merret parasysh nga PS, PD dhe LSI.

Gjithsesi, edhe nëse sot, më 31 maj, nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare, realizimi i reformës zgjedhore nuk mund të konsiderohet i dështuar. Afati i fundit për të përmbyllur Kodin e ri Zgjedhor është 30 qershori dhe kjo kohë mund të përdoret për negociata midis palëve, gjithnjë nëse sot nuk arrihet marrëveshja.

Në rast se asnjë dakordësi nuk arrihet përgjatë kësaj kohe, mazhoranca socialiste është zotuar për ta miratuar e vetme në Parlament reformën zgjedhore, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Të fundit

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Lajme të tjera

Web TV