VIDEO/Rama poston pamjet nga TOB: S’është më një vrimë e ftohtë për artistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.”

Kështu shkruan kryeministri i vendit Edi Rama mëngjesin e sotëm në Facebook, teksa ka publikuar një video nga punimet e rikonstruksionit të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe pamjen e tij në përfundim.

Kreu i qeverisë shprehet se, nesër, do të hyjë në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh.

Postimi i plotë i kryeministrit:

“MIRËMËNGJES?

me këtë provë shembullore të vizionit e ambicies sonë për institucionet kombëtare të artit e të kulturës në Shqipërinë e shekullit XXI, ku shihet fare qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar…

Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.

Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror…” shkruan Rama./E.B./Fjala.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/894901727682229/?__xts__[0]=68.ARAjZXZvL_JNSjqzKw9rHgKdSNQ34qZ11eJhxfwlUd2J96jRXRL7XIP_wmQMlvaneynGrAMUhJh3hxvD3ABs_cBvG2lV8JTQJmz5d1Q0KGYMXN0vSWVCa9Jgk2e4KB-N_zoR2MYpJPJ8KSwynlrxKgcORVDoCgkevDJ8FnDcHaoNZ7PCgaRwfdUXsN1XLK6VfF8hadmjdZsYZOf88juZF2Oh9bSJtjJlYfOJ1IcTqHatSDEkwkWqN2oUJr4iTFgZdeThT8mWzxrP4rNtgJc_xe64KHpTHDlSL_zeRddY-33jRiJPML8umn81FEuEs1v-LsUqbbNNgTtGarsWhtDG8oPbUNMdTOmZH6M9-LE4kT9yymZzeWKOPEilIxFHSw&__tn__=-R

Të fundit

Çfarë ndodhi? Dalina Buzi ‘shpërthen’ndaj Arbana Osmanit: Boll më, ka 3 vite që…

Pasi Arbana Osmani shpalli përmes një monologu në Tv Klan se ishte “lodhja” ajo që e largoi nga drejtimi...

Basha takime në Divjakë dhe Sauk: 100 mln euro subvecione në vit për fermerët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me fermerë në Divjakë dhe me qytetarë dhe biznese të vogla në...

Zgjedhjet në Kosovë/ Demokraci në provë

Nga Monada Myshketa – Strasburg Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë nuk ishin thjesht një moment kalendarik. Ishin si një pasqyrë e vënë përballë një...

Disa vota që fare kot mund të shkojnë dëm

Eduard Zaloshnja  Shumica dërrmuese e votuesve të 11 majit do të shënnojnë shenjën e tyre për subjektin elektoral që preferojnë në krye të një prej...

“Mjafton të mos vidhet dhe…”/ Dash Shehi zbulon planin për rritjen e pagave

Kreu i LZHK dhe njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është fare e thjeshtë rritja me 25%...

Lajme të tjera

Web TV