Për herë të parë në 10 vite, mbi 60% e qytetarëve vlerësuan punën e Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse në Kosovë ka nisur puna për formimin e qeverisë së re LDK-AAK-NISMA, sondazhet tregojnë se qeveria e rrëzuar e Albin Kurtit në 100 ditët e para të saj ka arritur të rikthejë besimin e qytetarëve te ky institucion. Kështu tregojnë gjetjet e anketës së Pulsit Publik të UNDP-së e bërë gjatë muajit prill.

Aty thuhet se nivelet e kënaqshmërisë janë më të lartat të regjistruara nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2010.

Gjetjet e kësaj ankete tregojnë se: 60.7% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, 65.4 për qind me punën e Kryeministrit. Ndërsa kënaqeshmëria e qytetarëve me punën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës sipas kësaj ankete ka arritur vlerën rekord prej 72.4%.

Por aty theksohet se kënaqshmëria e qytetarëve ka rënë sa i përket punës së Presidentin me 18.7%. Sipas gjetjeve të anketës 33.6% e qytetarëve do të ishin të gatshëm të protestojnë për arsye politike.

-Qeveria e re /A do ndëshkohet gruaja më e votuar në Kosovë?

Të fundit

Durrës, ngec rindërtimi/ Debate në këshillin bashkiak, opozita braktis mbledhjen

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit u ndërpre pa nisur, pasi këshilltarët e opozitës u larguan nga...

Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, ministrja shpjegon procesurat se si përfitohen

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar rëndësinë e formalizimit të sektorit bujqësor...

Vajzat ‘VIP’ takime speciale në burgje/ Favoret që u bëhen bosëve të krimit, korrupsion!

Korrupsion i pastër i ka cilësuar avokatja Sonila Velo takimet e vajzave VIP në burgje me bosët e krimeve. E ftuar në emisionin, ajo tha...

Shkrirje AKU-së? Ministrja Denaj: Të gjithë inspektorët do kalojnë në “filtër”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi aksionet qe kryhen në kuadër të përmirësimit të kushteve...

Hijet e skandalit të dopingut në kualifikueset e Botërorit, kombëtarja rrezikon shumë

Ekipi kombëtar i futbollit të Bolivisë është përfshirë në një skandal dopingu që mund t’i kushtojë deri në shtatë pikë në kualifikueset për Kupën...

Lajme të tjera

Web TV