Mustafa Nano analizon qeverisjen 7 vjeçare të Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesa më e vështirë për një gazetar është të bëjë një analizë të detajuar për një qeverisje. Në rastin konkret ustafa Nano ka analizuar qeverisjen 7 vjeçare të Edi Ramës, në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, për Grupin Mediatik “FJALA”.

 -Vijmë te analiza e qeverisjes 7 vjeçare të Edi Ramës. Keni filluar kohët e fundit të bëni kritika shumë të ashpra ndaj tij. Si kanë qenë këto 7 vite në qeverisje?

-Edi Rama ka ngritur një gjë të çmontueshme. Nëse sot Edi Rama ikën, ne shteti na kthehet përmbys. Me kokëposhtë. Policinë e marrin demokratët, të gjitha I marrin demokratët, socialistët nuk pinë më ujë, shteti nuk është më i tyre dhe kjo është ajo që ndodh. Kjo është katastrofa më e madhe që klasa politike ka mbjellë në këto 30 vjet.

-Je zhgënjyer nga pritshmëria që ke pasur nga Edi Rama?

-Nuk kam pasur ndonjë pritshmëri unë, edhe njerëzit e zakonshëm që e votuan, votuan për të larguar atë tjetrin. Unë nuk pasur shpresë te Edi Rama. Ai e ka manifestuar se kush ishte, e dija se si qeveriste. Është një njeri që ka qejf të sundojë, jo të qeverisë. Unë ja dija këto “vese”.

-Cili është dëmi më i madh që ka bërë Rama?

-Dëmi më i madh që ka bërë Edi Rama, që ka bërë Sali Berisha, Ilir Meta, ka qenë ky që në momentin  që kanë qenë në pushtet kanë ndërtuar gjëra të çmontueshme. Nuk kanë ngritur shtet. Ata kanë ngritur institucione jo të Republikës por institucione ose personale, ose të partisë. Që nga policia, kishin aq zell sepse ata ndihen të lidhur me Edi Ramën. Ata nuk është se kanë në kokë ligjin./Fjala.al/k.b

Lexo edhe :  Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Flet Ermal Hasimja

https://www.youtube.com/watch?v=PlGFDlDFYxM

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV