Mustafa Nano: Policët e partisë ushtrojnë dhunë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skenat e dhunës në bulevard  gjatë protestës së atyre që kundërshtojnë prishjen e teatrit  kanë qenë tema më e diskutueshme e ditëve të fundit. Për këtë dha mendimin e  tij dhe analisti  Mustafa Nano në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, për Grupin Mediatik “FJALA”.

 -A ishte normale dhuna që përdori policia gjatë protestës për Teatrin?

-Dëgjo, nuk ishte normale që u prish në orën 4 e një çerek, ishte një veprim prej skuthi. Shteti në vizionin tim është instanca më legale që ekziston. Nuk ka nevojë për asnjë lloj errësire apo asnjë lloj alibie siç ishte pandemia që të kryejë veprime gjithashtu legale. Ka një lloj ekzagjërimi kur bie fjala të dhuna e policisë. Ku e shikon ekzagjërimin këtu? Këtu janë vrarë njerëz në bulevard.

-Po meqë janë vrarë njerëz në bulevard, të vrasim të tjerë? A ishte e nevojshme dhuna ndaj Silva Cakës them unë, jo e atij që godet policin.

-Çfarë dhune është ushtruar ndaj Silva Cakës? E morën, e shoqeruan si zonjë dhe e liruan.

-Jo nuk e morën si zonjë…

-Janë raste sporadike tani, nuk mund të flasësh për dhunë.

-Pse ai zell, ai pasion, për t’i bërë keq një protestuesi? Çfarë është kjo?

-Ai zell ekziston sepse këtu policët nuk janë të Republikës por të partisë që është në pushtet. Kjo është një nga gjërat më të shëmtuara që ndodh dhe vazhdon të ndodhë sot e kësaj dite. Këtu çdo parti që vjen në pushtet ndërton gjëra për vete dhe duke i ndërtuar për vete ato janë apriori të çmontueshme. Partia tjetër që vjen do ëbëj të njëjtën gjë dhe ne kemi 30 vjet që partitë kur vijnë në pushtet ndërtojnë një polici të tyre, një administratë të tyre, dogana të tyre, ndërkohë që kur vjen partia në pushtet, krerët e policisë nuk ka burrë nëne t’i lëvizë, me logjikë, me praktika të njohura. Nuk ka kuptim të lëvizin krerët e policisë. Policat duhet të jenë aty gjithmonë. Ky është dështimi më i madh i Edi Ramës sot./Fjala.al/k.b

Lexo edhe :  Verifikohen kutitë e Gramshit dhe Peqinit, PD: U cenua procesi

https://www.youtube.com/watch?v=kG0R7nzuwYc

Të fundit

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Janë raportuar shtatë vatra, dy prej tyre ende aktive

Temperaturat e larta kanë sjellë aktivizim të vatrave të zjarreve në vendin tonë. Sipas një informacioni që jep ministri...

“Do mbështesim popullin iranian”/ Putin pret delegacionin nga Teherani, dënon SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, në Moskë të hënën, ndërsa forcat izraelite vazhduan të godasin...

Al Hilal “çmendet” pas Osimhen, gati ofertën e jashtëzakonshme për sulmuesin nigerian

Victor Osimhen është rikthyer në Nigeri për t’u çlodhur. Midis mbrëmjeve me miqtë, punës bamirëse dhe vizitave në qytetet e tij të fëmijërisë, sulmuesi vazhdon...

Vuçiq: Serbia e ka ndalur eksportin e armëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 23 qershor se Serbia "nuk është duke eksportuar" më armë. I pyetur nga gazetarët nëse Serbia ka zgjedhur...

Shefi i IAEA thotë se priten “dëme shumë të mëdha” në centralin Fordo të Iranit

Bombardimet nga Shtetet e Bashkuara ka gjasa të kenë shkaktuar “dëme shumë të mëdha” në zonat nëntokësore të centralit për pasurimin e uraniumit Fordo...

Lajme të tjera

Web TV