“Në Shqipëri ka një rrjet pedofilësh”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Duke ekspozuar viktimat, i mbyllim gojën viktimave të tjerë,” deklaroi përfaqësuesi i organizatës “Alo 116” Mirgit Vataj.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në TCH, Vataj dënoi përcjelljen e informacionit nga ana e mediave.

Po ashtu Vataj shtoi se ekziston mundësia që kemi të bëjmë me një rrjet pedofilësh në të gjithë vendin.

“Para disa vitesh kemi punuar bashkë me organizatën tonë partnere që shkolla të ketë profilin e prindërve dhe stafit të shkollës. Janë raportuar edhe raste kur ka pasur  abuzime seksuale nga mësuesit në shkolla.

Në momentin që ne marrim informaconin, ia themi policisë dhe ajo nis hetimet. (Bieta: Babai i vajzës ka deklaruar që ka bërë një denoncim) Këtë informacion nuk e kam. Në qoftë se babai ka denoncuar policia e shtetit duhet të nisë hetimet se përse nuk ka vepruar.

Nëse kjo ka ndodhur, jemi përpara një neglizhence të thellë të policisë së shtetit. Policia kishte vetëm pamjen dhe ishte shumë e vështirë të bësh verifikime. Njëra nga këto video është dhe një dejtaj, video është publikuar në një platformë online.

Ishin persona të rritur persona që i kishin bërë like kësaj video, janë 1.000 individë potencialë. Pedofilët mund ta njohin njëri-tjetrin. Ne kemi dyshimin serioz që në Shqipëri ka një rrjet pedofilësh. Të paktën disa ngjarje na kanë  bërë që të kemi këtë dyshim të arsyeshëm”, tha Vataj./l.m/Fjala.al

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV