Përdhunimi i 15 vjeçares, nesër masa e sigurisë për 65 vjeçarin dhe tre të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdhunuan të miturën 15 vjeçare në Babrru, Prokurori Armand Gurkuqi pritet që të kërkojë masën e sigurisë “arrest me burg” për 65-vjeçarin Abaz Dokun, ish rojen e shkollës dhe tre të rinjtë.

Masa ndaj tyre do të zhvillohet ditën e nesërme në Gjykatën Penale Tiranë.

Policia dhe Prokuroria u vunë në lëvizje nga kallëzimi i familjarëve të vajzës pasi në rrjetet sociale personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë hodhën videon e përdhunimit.

Në dëshminë përpara Oficerëve të Policisë Gjyqësore i moshuari ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por ka pranuar se e ka prekur atë në vende intime.

Kujtojmë se Abaz Doku, është 65-vjeçari i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Policia e Tiranës ka pasur prej kohësh informacione se Abaz Doku abuzonte me të mitur, madje është shoqëruar disa herë në komisariat, por kanë munguar provat. Ndërsa vetëm ditët e fundit është arritur të sigurohen prova rreth ngjarjes dhe të arrestohej.

I pari që ka abuzuar seksualisht ka qenë i moshuari, i cili e përndiqte për një kohë të gjatë duke i thënë se do t’i shkruante ne muret e shkollës emrin e saj dhe fjalë ofenduese për të, në rast se ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të moshuarin.

Ai e ka filmuar dhe më pas ka vijuar shantazhi dhe më pas abuzimi seksual nga tre nxënës të tjerë të shkollës ku studionte vajza.

Të 4 abuzuesit përfunduan në pranga, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim./ b.b/fjala.al

Të fundit

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Lajme të tjera

Web TV