Qeveria e re /A do të ndëshkohet gruaja më e votuar në Kosovë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjosa Osmani është gruaja më e votuar në Kosovë dhe pas Albin Kurtit që në zgjedhjet parlamentare të 2019-ës mblodhi 183 mijë e 868 vota, deputetja e Lidhjes Demokratike u votua nga 176 mijë e 188 qytetarë. Për të gjetur deputetin e dytë më të votuar të LDK-së duhet të zbresësh poshtë në listë, ku renditet Kujtim Shala me 39 mijë e 091 vota.

E megjithë këtë mbështetje që siguron te elektorati kosovar, kryetarja aktuale e Parlamentit rrezikon të mbetet pa poste me formimin e qeverisë së re.

Vjosa Osmani u zgjodh në krye të Parlamentit me marrëveshjen e arritur midis LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndryshe nga kolegët e saj në parti, ajo refuzoi të votojë për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

Osmani ka mbajtur qëndrime kritike për udhëheqjen e LDK-së sa i përket konfliktit me LVV dhe bashkëpunimin që pritet të nisë me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Sot në Kryesinë e LDK-së do të diskutohen emrat e ministrave për qeverinë e re, e cila pritet të votohet në Kuvend këtë javë, sapo të publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë u shpreh se dekreti i presidentit Hashim Thaçi për t’i dhënë mandatin e kryeministrit kandidatit të LDK-së, Avdullah Hoti, është në përputhje me Kushtetutën.

Mediat në Kosovë janë duke publikuar edhe emrat e mundshëm nga LDK që do të mbajnë poste ministrore në qeveri, ndërkohë aty mungon emri i Vjosa Osmanit. Nuk dihet nëse Osmani do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Kuvendit, por sinjalet që vijnë nga LDK nuk e favorizojnë këtë vendim.

Drejtues të LDK-së kanë mohuar se ndaj Vjosa Osmanit do të merret ndonjë masë përjashtuese, gjithsesi, ata i kanë konsideruar jo normale qëndrimet e saj kundër vendimeve të kryesisë së partisë./s.k-Fjala.al

Emrat e mundshëm për ministra nga LDK

Lexo edhe :  VIDEO/ Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës

Driton Selmanaj -Zëvendëskryeministër,

Hykmete Bajrami -Ministre e Financave,

Vlora Dumoshi -Ministre e Kulturës,

Agim Veliu -Ministër i Punëve të Brendshme,

Arban Abrashi -Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit,

Armend Zemaj -Ministër i Bujqësisë,

Besian Mustafa -Ministër i Integrimeve Evropiane,

Anton Quni -Ministër i Mbrojtjes

Emrat e propozuar për ministra nga AAK

Besnik Tahiri -Zëvendëskryeministër,

Meliza Haradinaj -Ministre e Punëve të Jashtme,

Selim Selimi -Ministër i Drejtësisë,

Blerim Kuqi -Ministër i Zhvillimit Ekonomik,

Ramë Lika -Ministër i Arsimit

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV