Aksident në Tiranë, e reja përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Allias të Tiranës.

Bëhet me dije se një mjet i drejtuar nga një 28-vjeçare me inicialet E.S ka përplasur këmbësorin 67-vjeç, Xh.Ll i cili ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dëmtimi në trup./r.g/fjala.al