Ardi Veliu nuk do shkarkohet, Rama: Gaboi me videon, por ka integritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardi Veliu nuk do të shkarkohet nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pavarësisht skandalin ku u përfshi pak ditë më parë, me publikimin e videos së mamasë së një djali të dhunuar nga efektivët.

Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit me gazetarët. Duke theksuar disa herë se Veliu gaboi me publikimin e videos, Rama shtoi se mirëpret ndjesën e kërkuar nga numri 1 i Policisë së Shtetit. Rama tha se e vlerëson Ardi Veliun për integritetin dhe profesionalizimin, ndaj kjo çështje për të është e mbyllur.

“Së pari, më lejoni ta sqaroj se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të cilin kam konsideratat më larta, në këtë rast ka gabuar, pa diskutim. Ka gabuar, e them pa asnjë rezervë. Por jam më i prirur t’i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që dha, sesa moralistëve të këtij vendi. Është fare e qartë që nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën sepse punonjësi i policisë për të cilin flitet është pezulluar menjëherë dhe është çuar në hetim penal, por ishte një përpjekje e keq-shpjeguar për të thënë: dakord për të gjitha, por edhe familja ka rolin e vet në rritjen e brezit të ri. E thënë ashtu ishte gabim, por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimet e dhëna prej tij. Duke e njohur për shkak të punës dhe duke e vlerësuar për integritetin moral të pa vënë në diskutim nga askush, çështja për mua është e mbyllur”, u shpreh Rama.

Vijon…

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV