Dy viktimat në Laç u ekzekutuan nga 4 persona, zbardhet sherri në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Spitalin Traumës, duke gdhirë e diela ka pasur një përplasje fizike mes familjarëve të 53-vjeçarit Paulin Gjergji, personelit mjekësor dhe familjarëve të 21-vjeçarit që mbeti i plagosur.

Grupi hetimor është duke kryer hetime intensive për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit të së shtunës me dy të vrarë dhe një të plagosur. Sipas burimeve nga grupi hetimor, mësohet se kanë qenë katër persona të përfshirë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Lezhë-Mamurras. Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë zbardhur ngjarjen, ku sipas hetuesve, tre persona kanë qëlluar me armë drejt viktimave, ndërsa një tjetër ka ndihmuar autorët të largohen nga vendi i ngjarjes.

Shënjestra e atentatit dyshohet se ka qenë biznesmeni 37-vjeçar Bujar Lika, i njohur si një person me precedentë penalë, por grupi hetimor nuk ka dalë me një reagim zyrtar, pasi po verifikohen edhe konfliktet që mund të ketë pasur Paulin Gjergji.

Në momentin që ka ndodhur atentati njëri prej viktimave, më konkretisht Bujar Lika, u është përgjigjur atyre me armë. Pistoleta e tij u gjet me karikatorin e zbrazur.  Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur edhe 21-vjeçari Kreshnik Tusha. Ekspertët e policisë ende nuk e kanë të qartë rolin e tij në këtë ngjarje, pasi nuk kanë mundur ta  administrojnë dëshminë, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, por, sipas burimeve nga grupi hetimor, ka dyshime se ai mund të ketë qenë një nga autorët. Për këtë arsye ai po mbahet në masa të forta sigurie në ambientet e Spitalit të Traumës.

Gazeta ka mësuar se në repartin ku mbahet i shtruar 21-vjeçari ndodhen 4 efektivë, kjo pasi në Spitalin Traumës, në të gdhirë të së dielës ka pasur një përplasje fizike mes familjarëve të 53-vjeçarit Paulin Gjergji, personelit mjekësor dhe familjarëve të 21-vjeçarit që mbeti i plagosur. Sipas burimeve nga bluzat e bardha, të afërmit dhe miqtë e 53-vjeçarit e kanë humbur kontrollin kur Gjergji ka ndërruar jetë dhe kanë sulmuar fizikisht personelin dhe familjarët e Tushës. Pas kësaj ngjarjeje, forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas shuarjes së konfliktit. Kjo ka bërë që një numër i madh i uniformave blu të qëndrojnë në Spitalin e Traumës. 21-vjeçari i plagosur në këmbë vijon të marrë mjekim në spital, ndërsa në derën e dhomës së tij janë vendosur disa punonjës të forcave “Shqiponja”. Kjo, për të evituar ndonjë atentat të mundshëm ndaj të riut.

Lexo edhe :  “Askush nuk na ndalon”, Izraeli merr nën kontroll Rripin e Gazës

Dy viktimat Paulin Gjergji dhe Bujar Lika janë të njohur në fushën e biznesit. Lika është një emër i njohur për policinë. Ai ishte i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës 5 vite më parë, në një lokal në Linzë. 37-vjeçari ishte mes personave të hetuar për vrasjen e të riut. Në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt. Për vrasjen e Nikajt fillimisht nga Shkalla e Parë më 2016 u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraçi 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Lika 1 vit burg. Por në Apel, Ervis Martinaj, Mirsad Kuçana dhe Bujar Lika që u vra mbrëmë, morën pafajësi, ndërsa Tasho u dënua përfundimisht me 14 vite për vrasjen e Enton Nikajt dhe Erjon Biraçit 2 vite.

Gjithashtu, Bujar Lika kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi. Viktima ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok. Ndërsa viktima tjetër, Paulin Gjergji, i cili njihej edhe me mbiemrin Markaj, njihet si biznesmen i suksesshëm në zonën e Laçit. Ai ka qenë pronari i kazinosë “Vegas” e cila ndodhej në ish-Bllok. 53-vjeçari ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në Spitalin e Traumës.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV