Napoli i shtohet listës së klubeve që dëshirojnë Milot Rashicën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burime pranë futbollistit konfirmojnë për RTSH Sport interesimin e klubit italian. Napoli i është shtuar listës së ekipeve që kërkojnë të marrin në merkaton e verës futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica. E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport – Stadio” ka shkruar se Napoli tashmë e ka kontaktuar me skuadrën e Verder Bremenit, për të kërkuar informacion për futbollistin dhe mundësinë e ofertës për të.

Një interesim të tillë e kanë konfirmuar për RTSH Sport burime pranë 23-vjeçarit, të cilat kanë sqaruar se, përkundër raportimeve të mediave italiane, Rashica nuk i ka kthyer ende një përgjigje, pasi ende po shqyrtohen të gjitha ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij. Klubi i Bundesligës i kërkon 38 milionë euro për ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Viteses së Arnehmit, por Napoli shpreson ta sjellë Rashicën në “San Paolo” për 20 milionë euro.

Përveç Napolit, Rashica kërkohet edhe nga Lacio në Itali, nga Lajpcigu dhe Borusia e Dortmundit në Gjermani dhe nga Liverpuli, Aston Vila dhe Vulverhempton Uondërërs në Angli. Futbollisti nga Kosova ka pasur dy sezone të suksesshme në planin personal me Verder Bremeni, me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2022. Ai ka shënuar edhe 10 gola këtë sezon me skuadrën gjermane./Fjala.al/

Të fundit

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut...

“Fitoi Shqipëria Europiane 2030!” Olta Xhaçka reagon pas fitores me rezultat të ngushtë

Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e hapur të PS, në një nga përballjet më të...

Itali, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine, iu gjetën 7000 euro…

Një 26-vjeçar shqiptar i dyshuar për trafik droge është arrestuar nga karabinierët e Cesena në Itali, ndërsa tre pjesëtarë të grupit ishin ndaluar më...

Minxhozi: Ju tregoj ndryshimin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar sonte në “Real Story”, analizoi politikisht dy figurat e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, të cilët rivalizuan...

VIDEO: Trazira në burgun e Korfuzit me shqiptarë, të burgosurit u vënë flakë dyshekëve

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në institucionin e vuajtjes së dënimit të Korfuzit, ku disa të burgosur refuzuan të hynin...

Lajme të tjera

Web TV