Përdhunimi i 15 vjeçares/Gjykata lë në burg rojën e shkollës dhe 3 bashkëpunëtorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën “arrest me burg” për rojen e shkollës, Abas Dokun dhe 3 të rinj të tjerë të akuzuar për përdhunimin e vajzës minorene, vetëm 15 vjeë në Babrru.

Mësohet se asnjëri prej tyre nuk ka folur në sallë, ndërsa gjykata nuk ka pranuar as masën më të butë që kërkuan avokatët mbrojtës.

Skandali i përdhunimit të 15-vjeçares në zonën e Babrrusë në Tiranë nga 65-vjeçari dhe 3 adoleshentët merr përmasa më të mëdha, pasi e mitura dyshohet se është dhunuar për 4 vite me radhë, që në klasën e 5-të.

Të dhënat tronditëse u bënë të ditura nga babai i vajzës, E.Thanasi, i cili shprehet se abuzimin prej 4 vitesh e ka mësuar rreth 6 muaj më parë nga të njohurit e lagjes.

Babai shprehet se ka kërkuar ndihmën e drejtorit të shkollës, dhe të institucioneve, deri sa është detyruar të kryejë denoncimin në polici.

Ngjarja bëhet akoma më e rëndë ku 3 adoleshentët ishin shokë të vëllait të vajzës. I ati i vajzës kërkoi që shteti të japë vendim të drejtë ndaj 4 të arrestuarve, pasi në rast të kundërt do të bëjë vetëgjyqësi./b.b/fjala.al

Të fundit

Nuk siguroi votat për mandatin e deputetit/ Qefalia: E rëndësishme është fitorja e PS-së

Xhemal Qefalia, kandidati i Partisë Socialiste, që mori gati 10 mijë vota, por që nuk arriti të siguronte mandatin...

Idiotët që thonë se Joridës ja paska siguruar votat Rama, pranojnë që Berisha ka ngordhur

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar sulmet e Adriana Kalasë, ndaj Jorida Tabakut, duke pretenduar se votat kësaj të fundit, ia paska siguruar vetë Edi...

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Shqiptarët nuk do të humbasin asnjë ditë pune

Nga 1 Qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve. Olta Manjani, zv.ministrja e Ekonomisë, në një...

Mbeti jashtë Kuvendit për pak vota/ Reagon Blerina Gjylameti

Kandidatja Blerina Gjylameti, ka reaguar me një mesazh falënderues dhe reflektues përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e saj në Facebook, Gjylameti...

Skandali trondit qeverinë e Macron/ Nestlé France akuzohet për falsifikim të ujit mineral

Pallati Presidencial francez dhe Emmanuel Macron janë në qendër të një skandali të rëndë politik dhe të konsumatorëve, pasi zbulohet se Nestlé Waters, kompania...

Lajme të tjera

Web TV