Pasi u rikonfirmuan edhe në testin e dytë rastet pozitive te futbollistë, ekipi shqiptar i Ligës së Maqedonisë Veriore, Renova është futur në karantinë. Formacioni shqiptar përtej kufijve ka plot 5 anëtarë të klubit të infektuar, por tamponët fatmirësisht nuk kanë zbuluar përhapje masive me “Covid 19” te kjo skuadër.
Një ndër të infektuarit te KF Renova është edhe drejtori sportiv, Fisnik Nuhiu, ndërsa gjithashtu të infektuar rezultojnë edhe 3 futbollistë dhe ekonomisti i skuadrës. Në Maqedoninë e veriut këtë javë ka rishpërthyer pandemia me të vdekur dhe të infektuar në raste të shumta me coronavirus, e kjo po vë në rrezik dhe rinisjen e futbollit.