Kosovë/ Sot vendoset data e seancës për votimin e Qeverisë Hoti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet ditën e sotme në orën 10:00, ndërsa pritet të shqyrtohet kërkesa e LDK-së për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi një ditë më parë ka thënë se seanca do të mbahet ditën e nesërme (të mërkurën), në orën 11:00. Ai ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë së re.

“Pas marrjes së Aktgjykimit në emër të LDK-së kam dorëzuar kërkesën për seancë për të mërkurën në orën 11:00 me të vetmen kërkesë të rendit të ditës, votimin e Qeverisë së re”, është shprehur Gashi./r.g/fjala.al