Agjencia e Kadastrës publikon procedurat e reja për marrjen e certifikatës së pronësisë. Tri dokumentet e pronësisë që mund të merren online nga portali qeveritar e-albania
Agjencia Shtetëore e Kadastrës publikon procedurat dhe tarifat e reja që do të aplikohen për të marrë dokumentet e pronësisë. Nga sot çdo qytetar të cilit i duhet një kopje kartele e rifreskuar e pasurisë së paluajtshme, certifikatë pronësie ose vërtetim pronësie dhe kopje e hartës treguese të pasurisë së paluajtshme, mund të aplikojë on-line në portalin qeveritar e-albania.
Tarifa e aplikimit për certifikatën e pronësisë është 1500 lekë dhe vjen në adresën që qytetari deklaron brenda 5 ditëve.
“Nëpërmjet portalit e-albania ju mund të aplikoni për këto katër shërbime pa ju marrë kohë nga dita juaj, duke ju ardhur dokumentet në postën tuaj elektronike së bashku me vulën dhe nënshkrimin elektronik të ASHK-së”-thuhet në njoftimin e Kadastrës.
Sipas njoftimit, mësohet se të gjithë ata që kanë një kartë krediti apo debiti mund ta paguajnë direkt nga shtëpia. Ndërsa ata që nuk kanë do t’i drejtohen postës për të bërë pagesën e shërbimit.
“Kur të jeni përpara punonjëses së postës, thjesht tregojini barcodin dhe pasi të kryeni pagesën ngarkoni foton e mandatit. Menjëherë zyra e Kadastrës ju sjell dokumentet e kerkuara në adresën tuaj elektronike. Këto dokumente kanë të njëtën vlerë juridike kur printohen, njësoj si certifikata fizike që merrni nga zyrat tona. ASHK gjithmonë në shërbim të qytetarëve”-thuhet në njoftim.
Aplikimi
Shërbimi elektronik “Lëshim certifikate pronësie” u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë online një aplikim për pajisje certifikate pronësie. Për çdo pasuri të paluajtshme, të regjistruar në kartelën përkatëse, për të vërtetuar të drejtat e pronësisë apo të drejtat e tjera reale, të krijuara në bazë të akteve të ndryshme ligjore, lëshohet vetëm një certifikatë. Kjo certifikatë i lëshohet pronarit të vetëm të pasurisë ose njërit prej pronarëve në rastet e bashkëpronësisë së autorizuar rregullisht, sipas legjislacionit në fuqi. Pas dërgimit të aplikimit drejt ASHK-së, ai do të procesohet nga specialisti i ASHK-së dhe, në varësi të informacionit, kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronike te “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në e-albania. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), në zbatim të ligjit nr. 33/2012 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës funksionon Regjistri Elektronik i përpunimit të kërkesave,i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik. Kërkuesi që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ASHK-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe kodin e sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit te “Dokumentet e mia” në e-albania dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike. Çdo tarifë për shërbimin në ASHK, paguhet në llogarinë bankare të agjencisë. Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, si dhe online nëpërmjet portalit e-albania, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Certifikata e pronësisë
Dokumentacioni i nevojshëm
Hapat e procedurës
1. Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal –
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për lëshim certifikate pronësie”
- Klikoni butonin “Përdor”
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi pronën, shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme.
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
- Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën ose kryeni pagesën online përmes portalit e-albania me një kartë debiti ose krediti;
- Punonjësi i ASHK-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur te “Dokumentet e mia” në e-albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.
- Pas kryerjes së aplikimit ju nuk duhet të prisni shërbimin postar për kthim-përgjigjen e aplikimit të kryer, por do të mund ta merrni përgjigjen me vulë dhe firmë elektronike te “Dokumentat e Mia” në profilin tuaj në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Nëse pasuria është e digjtalizuar pas konfirmimit të kryerjes së pagesës përgjigja do t’ju shfaqet te Dokumentet e mia, nëse jo, pas konfirmimit të pagesës dhe kryerjes së verifikimeve, përgjigja do t’ju shfaqet te Dokumentet e mia brenda 5 ditëve (pune).
Kostot
1500 lekë