Të metat dhe përparësitë e një qeverie teknike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Afrim Krasniqi*

Kërkesa për qeveri teknike në administrimin e zgjedhjeve nuk është e re në Shqipëri. Në dhjetor 1991 u aplikua për herë të parë kabineti teknik përgjegjës për zgjedhjet dhe rezultoi eksperiment pozitiv, pasi zgjedhjet e marsit 1992 nuk u kontestuan nga asnjë palë politike.

Në mars 1997 pati një përpjekje tjetër për një kabinet përgjegjës për zgjedhjet, por me përfaqësim politik dhe struktura paralele në të, eksperiment që dështoi pasi zgjedhjet 1997 nuk përmbushën standardet minimale. Gjatë vitit 2009 dhe 2013 e majta kërkoi qeveri kujdestare për zgjedhjet, por pa e avancuar propozimin për shkak të refuzimeve të palës tjetër.

Më 2017 marrëveshja politike solli një kabinet gjysmë politik dhe gjysmë teknik, ku në kabinetin e kryeministrit Rama hynë disa ministra të PD.

Eksperimenti dështoi plotësisht. Në Maqedoni eksperimenti me qeveri kujdestare për zgjedhjet po aplikohet tani për herë të parë dhe ende nuk ka një vlerësim nëse do jetë i suksesshëm.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, teza se një kabinet teknik do jetë më i besueshëm në administrimin e zgjedhjeve sesa një kabinet politik është e saktë, por teza se një kabinet teknik të vendoset si normë dhe se ai apriori siguron standarde më të larta zgjedhore është i gabuar. Më 2017 urdhrat e ministrave të PD nuk u zbatuan nga asnjë vartës i administratës, askush nuk mund të largohej nga puna dhe se nuk pati asnjë mbledhje të përbashkët të qeverisë.

E njëjta situatë mund të përsëritet edhe në rastin e një zgjidhje të tillë të sforcuar në të ardhmen. Kabinetet teknike kanë vlerë kur kanë kompetenca dhe besimin e plotë të partive politike, kur vendimet e tyre respektohen dhe kur vërtetë përbërja është “teknike”.

Lexo edhe :  Fatmir Mediu: Vetëm Berisha mund ta bashkojë PD

Eksperimentet me teknikë e politikë (2017), me politikanë teknikë (1997), duhet të ketë mësuar tashmë palët se zgjidhja për zgjedhjet nuk është ndryshimi psh i ministrit të brendshëm, por ndryshimi i sjelljes së policisë, ndryshimi nuk është zëvendësimi i kryeministrit por ndryshimi i sjelljes dhe rolit të qeverisë në zgjedhje.

Një standard i kabineteve kujdestare ka vlerë kur bëhet praktikë politike pavarësisht emrit që mund të jetë kryeministër, jo ultimatum politik në momentet e fundit, si dhe kur kthehet standard në çdo model votimi, psh, që kryetarët e bashkive të largohen nga zyra një muaj përpara zgjedhjeve dhe fushatën ta bëjnë jashtë saj, që kryetarët e partive të largohen nga posti dhe në prag të garës në parti të mos përdorin postin, stafin dhe partinë në funksion të vetes, që rregulli të vendoset pavarësisht kush është kryeministër dhe kryesisht nga ekspertë të ekonomisë (Italia ka praktika pozitive në këtë drejtim, me modele të qeverive kujdestare), si dhe koncepti teknik të përdoret 100% edhe për komisionerët e votimit nga KQZ deri tek grupet e numërimit.

*Opinion i dhënë për gazetën “Si”

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV