Thellohet përplasja në SHBA, qëllohen me armë zjarri 4 policë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm që nuk janë drejt shuarjes, por po thellohen edhe më tej. Në të gjithë vendin po zhvillohen përplasje midis policëve dhe qytetarëve që protestojnë për vrasjen e George Floyd në Minneapolis nga efektivët.

Ndërkohë, në St. Louis, qyteti më i madh i Missouri, janë qëlluar mbrëmë me armë zjarri katër efektië policie. Policët kanë marrë plagë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi pranë komisariatit të policisë, aty ku po zhvillohen prej ditësh protesta të dhunshme.

Pjesa më e madhe e shteteve amerikane kanë aktivizuar gardën federale për t’u përballur me protestat masvie.

Goerge Floyd u ndalua nga katër  policë në Minneapolis pasi kishte përdorur një kartëmonedhe false 20 dollarësh në një dyqan. Por gjatë kohës që transportohej për në komisariat, 46 vjeçari u asfiksua si pasojë e dhunës fizike që po ushtrohej mbi të.

Një ndër katër policët e përfshirë në arrestimin e Floyd, është arrestuar dhe është tani akuzuar për vrasje me paramendim të grades së tretë, si dhe vrasje pa paramendim.

E megjithatë, kauzë kryesore e protestave është kthyer mbrojtja e të drejtave të njerëzve me ngjyrë në SHBA.

Të fundit

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

ALBAN DACI - Po jetojmë një periudhë ku koha kalon shpejt dhe krejt pa u kuptuar. Në këtë kohë...

Barcelona “gjen” sulmuesin, 21-vjeçari luan te Villarreal

Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira këtë...

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një diamant rozë me vlerë 25...

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona të ndryshme turistike. Autorët kishin...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

Lajme të tjera

Web TV