A janë 61 vota për Qeverinë Hoti? LDK e sigurt, analistët të ndarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pazaret politike, rritja e kërkesave të deputetëve po konsiderohen nga njohësit politikë si mundësi që të dështojë votimi i ekzekutivit të kryesuar nga nënkryetari i LDK-së.

Megjithëse krerët e LDK-së janë deklaruar se i kanë siguruar votat për votimin e qeverisë, analisti Faton Abdullahu thotë për KosovaPress se për shkak të disa kërkesave jo parimore të deputetëve edhe nuk mundet të votohet Qeveria Hoti.

“Kalkulimet që bëhen duke u nisur edhe nga deklarimet e ndryshme të disa deputetëve që për arsye të ndryshme, por jo për interesa publike. Jo për interesa publike që mos e lënë qeverinë Kurti të vazhdojë, apo për parime të ngjashme. Por për shkak të kalkulimeve si duket të interesave të tyre, gjithmonë që nuk janë në interesin publik, por të një natyre tjetër duket që është vënë në pyetje qeveria Hoti…Mua për shkak të këtyre pazareve, mu për shkak të këtyre mos përpushjes së kërkesave të disa deputetëve që jo gjithmonë janë jo parimore dhe publike edhe mund të dështojë kjo qeveri”, thotë ai.

Por ndryshe mendon analisti tjetër politik, Ramush Tahiri, i cili thotë për KosovaPress se 63 deputetë do të votojnë për Qeverinë Hoti.

“Unë pres që më 63 vota me të cilat do të zgjidhet qeveria, atëherë do të kemi qeverinë e re të Avdullah Hotit dhe do të kemi tranzicion normal të ndërrimit të pushtetit…Nëse nuk votohet kjo qeveri për çfarëdo arsye, kuptimin jo që ndalet mbledhja, po kuptimin që nuk ka numrat 61 vota së paku sa kërkohet atëherë presidenti me automatizëm e shpërndan Kuvendin dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme në afat prej 40 ditësh”, tha Tahiri.
Dhe i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së Kuvendit, e bëri të qartë se i kanë votat e mjaftueshme për Qeverinë Hoti.

Lexo edhe :  Gjykata Kushtetuese sjell "3 rregulla të reja loje" për Kuvendin e Kosovës

“Ne jemi të bindur se i kemi votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë…Ne jemi të bindur që nuk do të dështojë dhe jemi të bindur se nesër do të kemi qeveri”, tha Gashi.

Gjykata Kushtetuese javën e kaluar vendosi në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit Avdullah Hoti për formimin e Qeverisë së re. Lidhja Demokratike e Kosovës, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti, ka arritur marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën dhe komunitetet jo shumicë.

Të fundit

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo...

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të cilët 187 janë pacientë aktivë...

Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në pranga “4 autorët e zjarrvënieve...

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Lajme të tjera

Web TV