Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar pas mbledhjes me anëtarët e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.
Diplomatja amerikane deklaroi se të gjithë palët në këtë marrëveshje dhanë diçka dhe fituan. Më tej shtoi se masat që janë marrë janë rekomandime të OSBE-ODIHR dhe disa të tjera që janë domethënëse.
Ambasadorja e ShBA iu drejtua me një mesazh dhe krye demokratit Lulzim Basha, e cila tha se ka ardhur që të baraspeshojë aktorët që thonë po për popullin shqiptar dhe Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“Faleminderit që keni pritur me ne gjithë këtë ditë. kemi pasur një ditë të gjatë. Dje kemi bërë progres të mirë jemi takuar sot për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo palë, çdo parti i kërkohet që të japë që shqip të fitojë. Çdo palë dha, çdo palë fitoi. Populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe ata duhet të japin më shumë dhe në fakt ata e bënë. E përgëzoj PS për atë që bënë këtë mbrëmje. Ne patëm atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë, që do të vendose Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit të saj në BE. Të gjitha masat në marrëveshje janë adresuar nga ODIHR. Përmban gjithashtu disa masa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODIHR. Ka ardhur koha për opozitën, PD dhe mikun tim Luli Basha që të baraspeshojnë gjithë aktorët që të thonë po për popullin shqiptar dhe Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij e ardhmja është në Europë.” deklaroi Yuri Kim./E.B./Fjala.al