Mbrëmjen e djeshme pati një demonstratë të paautorizuar në Paris, e cila mblodhi më shumë se 20,000 njerëz dhe degjeneroi në incidente të dhunshme. Policia bëri 18 arrestime, ndërkohë dy oficerë u plagosën .
Mbledhja e protestuesve para Gjykatës në Paris nuk ishte lejuar nga prefektura. Pavarësisht gjithçkaje, organizatorët vendosën të shkojnë përpara.
Objektivi ishte që t’i kujtonin francezëve vdekjen e Adama Traoré në vitin 2016, një i ri 24 vjeç me ngjyrë, i cili ndërroi jetë pasi u ndalua nga xhandërmaria franceze .
Protestuesit donin të krijonin një paralelizëm midis këtij rasti dhe George Floydit që u vra nga policia amerikane pak ditë më parë.
Demonstrata shkoi pa probleme për dy orët e para dhe policia tregoi tolerancë. Gjërat u ndërlikuan në kohën e shpërndarjes së protestuesve. Disa grupe dogjën mobilie në rrugë dhe thyen xhamat e dyqaneve. Ndërkohë, policia përdori gaz lotsjellës për të ndaluar këto veprime./l.m/Fjala.al
Burimi: Lavanguardia, përshtati: Fjala.al