Formula 1, Keri: Me apo pa “Covid-19”, garat do të zhvillohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se, nga njëra anë, durimi ka marrë fund, e nga ana tjetër, realiteti është pranuar si i pashmangshëm, por i përballueshëm. Për këtë arsye, Çejs Keri deklaroi se garat e Formulës 1 nuk do të anulohen, edhe nëse një garues apo një anëtar i ndonjë skuadre rezulton pozitiv për virusin korona.

Kreu ekzekutiv i Formulës 1 ka folur pasi të martën u bë e ditur se 8 garat e para të këtij edicioni do të mbahen në Evropë, duke filluar nga 5 korriku 2020. “Ne do të kemi një procedurë që parashikon që, edhe nëse kemi një rast të infektimit, nuk do të ketë anulime”, – ka thënë ai.

“Nëse një pilot preket nga virusi, skuadrat kanë pilotë rezervë në dispozicion”, – ka shtuar zyrtari i lartë i Formulës 1, duke folur për rrjetin prestigjioz BBC. “Edhe nëse një skuadër nuk do të jetë në gjendje të garojë, gara prapëseprapë nuk do të anulohet”, – ka sqaruar Keri./l.m/Fjala.al

Të fundit

“Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”

E ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ilirjana Kuçana, e cila ishte kandidate...

Aksident i rëndë në Kosovë! Ndërron jetë e reja 24-vjeçare

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin Drenas–Skenderaj, konkretisht në fshatin Polluzhë...

Britania e Madhe ndalon “vape”, cigaret me avull ndalohen me ligj

Të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk do të kenë më mundësi të pijnë cigare me avull, apo siç quhen rëndomë "vape". Sot, e...

Kreshnik Spahiu: Diplomatët u shtangën kur PD bashkoi votat me PS

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se pati një habi nga ana e diplomatëve, kur PD bashkoi votat me PS kundër hapjes së kutive për vjedhjet...

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të zjarreve të mëdha që kanë...

Lajme të tjera

Web TV