Nëna e të miturit Sarandi Çobo të dhunuar nga policia për shkelje të rregullave gjatë karantinës, Zaida Çobo, padit drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Padia e saj, vjen pas publikimit të një video prej Veliut, në Komisionin e Sigurisë ku Zaida Çobo ishte me pistoletë.
Madje ai u shpreh se duhet parë edhe nga vjen i mituri i dhunuar.
Në padinë e saj, Çobo kërkon një dëmshpërblim prej 1 milion lekësh të reja, për cenim të imazhit të saj.
Zaida Çobo deklaroi në media se skena me pistoletë ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit “Dashuria s’mjafton” të regjisorit Drilon Hoxha./b.b/fjala.al