Interesat e ulëta, BSH: U kanë kursyer gati 15 miliardë lekë shqiptarëve për 2019

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë vlerëson se stimuli monetar i viteve të fundit ka sjellë reduktim të ndjeshëm të kostos së shërbimit të borxhit për publikun shqiptar. Sipas raportimit vjetor të guvernatorit Sejko, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ky efekt për vitin 2019 ishte pothuajse 15 miliardë lekë. Sipas guvernatorit, këto fonde ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes financiare të bizneseve dhe familjeve, dhe përbëjnë një burim shtesë financimi për konsum dhe investime.

Efekti i politikës monetare është i dukshëm në ecurinë e të ardhurave të sistemit bankar shqiptar nga interesat. Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar të ardhurat e bankave nga interesat zbritën në më pak se 50 miliardë lekë, në rënie të mëtejshme me 5% krahasuar me një vit më parë. Që nga viti 2012, të ardhurat nga interesat kanë rënë me rreth 33%. Ndërkohë, edhe të ardhurat neto nga interesat ose diferenca mes interesave që bankat arkëtojnë nga kreditë dhe atyre që paguajnë për depozitat, janë pakësuar ndjeshëm. Vitin e kaluar të ardhurat neto nga interesat zbritën në më pak se 42 miliardë lekë, 5% më pak krahasuar me vitin 2018. Që nga viti 2015 e në vazhdim, edhe të ardhurat neto nga interesi kanë qenë në rënie të vazhdueshme.

Në kushtet kur portofoli i kredisë ka qenë përgjithësisht në stanjacion, rënia mund t’i atribuohet kryesisht uljes drastike të normave të interesit. Kjo rënie është diktuar nga politikat monetare stimuluese, të ndjekura nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore Evropiane. Kjo i ka ulur normat bazë në nivelet më të ulëta historike. Pas shpërthimit të pandemisë, banka e Shqipërisë e uli normën bazë në minimumin e  ri historik, prej 0,5% dhe nuk përjashtoi një rritje të mëtejshme të stimulit monetar, përfshirë edhe përdorimin për herë të parë të një programi të lehtësimit sasior./Fjala.al

Të fundit

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon...

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e më e dukshme e krizës...

Lajme të tjera

Web TV