Komisioni Ligjeve/Ballanca: Respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën e sotme online të Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në drejtimin e kryetarit të komisionit, z. Ulsi Manja, u zhvilluan dy seanca dëgjimore, njëra prej të cilave ishte vazhdimi i seancës së mëparshme me Kryetaren e Komisionit të Prokurimit Publik, Evis Shurdha, për raportimin e veprimtarisë vjetore për vitin 2019.

Ky i fundit iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga deputetët lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni, kryesisht me çështjet e ankimuara të KPP në Gjykatë dhe problematikën e vakancave në strukturën e institucionit.

Ndërkohë mbledhja vijoi me një seancë dëgjimore me Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca, për raportimin e veprimtarisë vjetore për vitin 2019.

Ballanca u ndal në disa çështje që shqetësonin institucionin, të cilat lidheshin me kapacitetet e kufizuara buxhetore dhe njerëzore.

Shqetësimi kryesor sipas Ballancës, mbetet mungesa e cilësisë efektive të respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Më pas Avokati i Popullit iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me uljen e numrit të ankesave tek Avokati i Popullit, zbatimit të marrëveshjes së FRONTEX, rolit të Policisë së Shtetit përgjatë zhvillimit të protestave, veprimtarisë së situatës së respektimit të të drejtave të njeriut nga administrata publike.

Sakaq deputetja e PS  Vasilika Hysi gjatë fjalës së saj parashtroi disa problematika të hasura në raport, si dhe vlerësoi se nga 6 rekomandime të lëna nga Kuvendi në Rezolutën e vitit të kaluar, nga ana e Avokatit të Popullit janë plotësuar 4 prej tyre dhe 2 janë në proces. Rekomandimet ende të parealizuara lidhen me ndjekjen sistematike të zbatimit të rekomandimeve që jep për institucionet e tjera dhe bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin e Avokatit të Popullit me organizatat homologe.

Lexo edhe :  “Skenar horror” për Zvicrën, presidentja kthehet duarbosh nga Washingtoni

 

 

gj.b/fjala.al

 

 

Të fundit

Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

Komentet e qytetarëve në mediat e tij sociale nxitën kreun e qeverisë që të linte mënjanë pushimet dhe të...

Barcelona i ndërhyn Bayernit në merkato, i merr yllin gjerman?

Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit. Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e...

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë atë. Tani është momenti i...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga”

Apple dhe Samsung njoftuan një bashkëpunim për të prodhuar sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone. Teknologjia e re do të zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV