Konfirmohen, dy punonjëse në Kadastrën e Durrësit pozitive me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dy prej punonjëseve të Kadastrës në Durrës.

Në një komunikim telefonik për “news24”, drejtori i ASHK-së Artur Çobani komfirmoi se nga tamponët e bërë një ditë më parë të punonjësve të ASHK-së në Durrës, kanë rezultuar pozitivë sportelistja për të cilën kishte dyshime se ishte infektuar me Covid-19 pasi u konfirmuan familjarët e saj; si dhe një specialiste sektori.

Nga tamponët e bërë të familjarëve të sportelistes, bashkëshorti dhe fëmija i saj kanë dalë negativë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë vjehrri, vjehrra dhe babai i saj, ku ky i fundit mësohet se është punonjës policie.

Nga burimet, mësohet se specialistja e sektorit është kthyer në punë ditën e hënë pasi nuk ka qenë gjatë kësaj periudhe në zyrat e Kadastrës, e nuk dihet ende nëse është infektuar me koronavirus nga kontakti me sportelisten, apo bëhet fjalë për ndonjë rast të ri burimi.

Ndërkohë nga ana e strukturave epidemiologjike, vijon hetimi epidemiologjik në terren për rastet në fjalë.

Kujtojmë se ditën e hënë ASHK Durrës u mbyll dhe u dezinfektua, ndërsa të gjithë punonjësit e Kadastrës do të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi për një periudhe 14-ditore. Nga sot do t’i nënshtrohen marrjes së tamponit të gjithë punonjësit e tjerë./fjala.al

Të fundit

G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin

Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) do të mblidhen për një takim disa...

E rëndë në Greqi: Shqiptari vret me thikë gruan dhe më pas hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 53-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë bashkëshorten dhe më pas është hedhur nga ballkoni i...

Paga mesatare 83400 lekë/Thyhet hendeku mes shtetit dhe privatit

Një individ në 2024 përfitoi rreth 8 mijë e 300 lekë më shumë në pagesën e tij mujore. Rritja e pagave për sektorin publik por...

Kurti “merr me të mirë” SHBA-në: Marrëveshje kornizë për mbrojtjen

Qeveria e Kosovës e ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja...

Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali

Në mbledhjen e sotme në Këshillit të Ministrave, qeveria ka emëruar në detyrë dy zëvendësministre të reja në Ministrinë e Financave. Sipas vendimit, bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV