Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat pas deklaratës së ambasadores së ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim se është arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore.
Kryedemokrati ka thënë shkurtimisht se është bërë progres dhe ka mbetur vetëm një çështje ende pa u zgjidhur.
“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një cështjë pa zgjidhur. Duhet t’iu siguroj shqiptarëve se opozita e bashkuar do të bëjë gjithcka për votën e lirë dhe të ndershme.” deklaroi shkurtimisht kryedemokrati.
Basha nuk pranoi të komentonte mesazhin e ambasadores Yuri Kim për të e cila tha se ka ardhur koha që të barspeshojë aktorët politikë, pasi tani topi është në fushë të tija./E.B./Fjala.al