Nuk tërhiqet Kosova: Kush vjen nga Shqipëria do vetëkarantinohet 7 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën me dije se, që pas ditës së djeshme, datë 2 qershor 2020, falë konsultimeve të njëpasnjëshme dhe të pandërprera të autoriteteve shqiptare me ato të Republikës së Kosovës, është lejuar qarkullimi normal i automjeteve në pikën e kalimit kufitar Morinë-Vërmicë.

MEPJ, informon se, të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të hyjnë në Republikën e Kosovës, dhe e kanë të kryer testin COVID 19, jo më vonë se katër ditë nga dita e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, nuk janë të detyruar të qëndrojnë në vetë izolim.

Në rastet kur testi nuk është kryer nga shtetasit të cilët duan të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, ata do të duhet të nënshkruajnë deklaratën për vetë izolimin për një periudhë prej 7 ditësh.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, shtetasit e huaj që nuk kanë test të COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (leje qëndrimi dhe kontratë qiraje, si dhe dëshmi të tjera të pranueshme). Kjo procedurë është e nevojshme, në mënyrë që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Në rast se shtetasit nuk paraqesin  dëshmi të vendqëndrimit ku do ta kryejnë vetë izolimin, nuk do të lejohen të hyjnë në Republikën e Kosovës.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm studentët të cilët do të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, për nënshtrim të provimeve, por me kusht që të kthehen në shtetet e tyre brenda së njëjtës ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës arsimor në Republikën e Kosovës.

Lexo edhe :  Kush është pas “pushtimit” të zemrës së Thethit!/ Rama paralajmëron banorët

Po ashtu, ju informojmë se, në rast se ekipi mjekësor, i cili ndodhet në pikat e kalimit kufitar, vlerëson se personat që duan të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, kanë simptoma të COVID19, këta të fundit do të japin udhëzimet e duhura se si shtetasit duhet të veprojnë.

Të gjithë shtetasit që kanë për qëllim kalimin transit në Republikën e Kosovës, përjashtohen nga këto rregulla.

Të fundit

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë....

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në...

Lajme të tjera

Web TV