Qeveria e re e Kosovës/ BE: Luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka përgëzuar qeverinë e re të Kosovës, që do të drejtohet nga kryeministri Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së.

BE thotë se tani pret bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës në punën e përbashkët për avancimin e raporteve Kosovë-BE.

“Pandemia do të vazhdojë të jetë një sfidë edhe në të ardhmen dhe BE do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës dhe njerëzve të saj. Ne gjithashtu dëshirojmë të shohim avancim të Kosovës në rrugën drejt BE-së. Kjo kërkon përpjekje dhe përkushtim për reforma për fuqizimin e sundimi të ligjit, dhe në veçanti luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për të provuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në reagimin e BE-së pas votimit të Qeverisë së re.

Gjithashtu, në reagim thuhet se një rinisje e shpejtë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe me mbështetjen e emisarit sllovak Miroslav Lajcak është esenciale për arritjen e normalizimit të raporteve me Serbinë.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është e vetmja mënyrë për kthimin e të ardhmes së evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët e saj”, thuhet në reagimin e BE-së.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

SHBA vendos sanksione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Hagë

Qeveria amerikane ka vendosur përsëri sanksione ndaj gjyqtarëve dhe ndaj prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Këto sanksione u vendosën "në përgjigje të kërcënimeve të...

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t u zhduk për 10 orë, gazetarja Lala: Kishte marrë para me fajde

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë....

Lajme të tjera

Web TV