E donte gjysma e Europës, por Timo Werner zgjedh të luajë me Chelsea

Chelsea ka mundur konkurrencën e gjigantëve të tjerë europianë si Inter dhe Liverpool

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një futbollist për të cilin gjysmae Europës “mbante vesh” për të përfituar që ta merrte në merkaton e kësaj vere, zgjedh të luajë në kampionatin më të fortë në botë. Një goditje e shkëlqyer për Chelsea që ka joshur me sukses sulmuesin gjerman Timo Werner, me të cilin arriti një akord paraprak që ta veshë me “Blu” duke nisur nga kjo verë.

Chelsea ka mundur konkurrencën e gjigantëve të tjerë europianë si Inter dhe Liverpool, dhe falë punës me agjentin e Werner, ka miratuar të gjitha kushtet e vendosura nga futbollisti. Zbulohet kështu Londra, që do të jetë destinacioni i radhës i sulmuesit gjerman të Leipzig, i cili ka gjetur një marrëveshje me “Blues” për të nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025 për 10 milionë euro në vit.

Në javët e ardhshme, klubi anglez duhet të paguajë klauzolën e përfundimit të akordit të Werner e cila skadon më 15 qershor, duke vendosur rreth 60 milion euro në “pjatë” për ekipin e Bundesliga, të parefuzueshme duke marrë parasysh investimin minimal për të. Në Gjermani tani nuk kanë më dyshime. Me një aksion “blitz” Chelsea ka marrë bomberin  e kombëtares gjermane, 31 gola dhe 12 asiste këtë sezon.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV