“Gjyshërit pedofilë”, përdhunuan pa mëshirë se njerëzia heshte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me të u abuzua seksualisht…familja heshti për OPINION…

Këto janë dy fjalitë më klishe në raste të dhimbshme siç është përdhunimi. Për fatin tonë të keq në Shqipëri abuzimi me të mitur nuk është “amortizuar” aspak, përkundrazi çdo ditë e më shumë fatkeqësi të tilla thellohen.

E përdhunoi, e shantazhoi, e kërcënoi. Të gjithë e dinin dhe të gjithë bëni sikur nuk e dinin. Të gjithë flisnin por askush me zë të lart. Të gjithë e mëshironin por askush nuk guxonte të përballej për të, madje as vet familja.

Të tilla janë rastet që janë bërë publike deri më tani, duke shpresuar që gjithsecili të marrë në dorë frenat. Raste tronditëse pasi abuzuesi nuk është shoku i bankës, as një i dashur i adoleshencës por një GJYSH me thinja i cili nuk është njeri…

Vështire është se ke lajm të rendisësh të parin e ke të fundit. Të gjithë mbajnë emrin PËRDHUNIM.

  1. Një vajzë e mitur 10-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një burrë 67-vjeçar i quajtur Lefter Ruko. Ky i fundit u arrestua dhe u la burg, por më pas u nxor nga gjykata dhe u la në “arrest shtëpie”.Kjo histori ka ndodhur pak muaj më parë në një fshat të Fierit. Mamaja e 10-vjeçares ka rrëfyer si e mësoi që vajza e saj ishte abuzuar.
  2. 17-vjeçarja nga Saranda është abuzuar që në moshën 9-vjeçare nga Bajram Tusha 72 vjeç. E mitura ka rrëfyer se Bajrami ka abuzuar me të në banesën e tij, në fshatin Metoq. Vajza ka pohuar se Tusha e ka detyruar vazhdimisht të kryejë marrëdhënie seksuale në shtëpinë e tij dhe në të sajën, ndërsa kjo histori ka zgjatur deri kur ajo mbushi moshën 15-vjeçare.
  3. Një tjetër rast i abuzimit seksual me të mitur dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Policia ka njoftuar se është arrestuar në flagrancë një 67 vjeçari Sofo Skënderi, banues në fshatin Ceprat dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13 vjeçare.
  4. I preu kokën Ajshes, 80-vjeçari:E vrava se s’donte të abortonte. Ajshe Vata, 11 javëshe shtatzënë u gjet e vrarë 500 metra larg banesës së saj me kokën e prerë. Autori i kësaj masakre është arrestuar nga policia e Durrësit, dhe është 80-vjeçari Shaban Norja, i cili jo vetëm ka pranuar se është autori i krimit por edhe që ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën.
  5. U përdhunua nga fqinji i saj, por vajza adoleshente mban të fshehtë ngjarjen. E vërteta është zbuluar nga infermierja e fshatit, pasi ka vërejtur se 15-vjeçarja ishte shtatzënë. Historia ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit dhe vajza pas rreth një muaji pritet të sjellë në jetë një djalë. Abuzimin sipas denoncimit të vajzës është kryer nga fqinji i saj, Ligor Biba, 55 vjeç, i cili është arrestuar menjëherë nga policia.
  6. Nazime Visha qëlloi me breshëri automatike Fiqiri Muçën,  mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. E vrau babain e 5 fëmijëve 4 vjet pas lidhjes intime që kishte me të. Vrau me armë zjarri një 45-vjeçar, që sipas saj e kishte dhunuar seksualisht kur ajo kishte qenë 14 vjeç. Visha adoleshente në atë kohë u dënua me 10 vite burg për krimin e kryer.
Lexo edhe :  Cilësia e jetesës/ Në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet

 

 

gj.b/fjala.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë. Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali...

Lajme të tjera

Web TV