Halit Valteri: Vidhni sa të doni, por ju lutem të bëjmë një ligj për pedofilët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Besa Shahini nga foltorja e Kuvendit ka folur lidhur me skandalet e njëpasnjëshme të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale në shkollat e Shqipërisë, të cilat i ka justifikuar me mentalitetin e burrave shqiptarë.

Shahini bëri përgjegjës burrat për ngacmimet dhe gratë që nuk i denoncojnë këto ngacmime. Sa i përket skandalit më të fundit të një nxënëse të dhunuar seksualisht nga roja i shkollës në Tiranë, Shahini tha: “Ministria e Arsimit nuk do të prononcohet për raste specifike të abuzimit pasi kjo ndikon në riabuzimin duke identifikuar viktimën”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit Halit Valteri i cili theksoi se nuk i heq asnjë presje fjalimit të ministres Shahini, ndërsa kërkon që njëherë të vetme të gjithë të bëhen bashkë për një ligj ku përgjegjësit e të tilla rasteve të dënohen përjetë.

“Nuk i heq asnjë presje atyre çfarë thatë, por ne nuk na takon ti vëmë gishtin ti vëmë përgjegjësit, por na takon ta vëmë gishtin nga vetja. Në dijeninë time para 6 muajsh kemi kaluar një ligj që çdo shkollë të ketë policin e vetë te dera, quheshin policët e sigurisë.

Siç kemi bërë këtë projekt pilot, mendoj se ata e kanë bërë punën e tyre, por duhen policë, psikolog, një staf i mirëorganozuar në çdo shkollë, se media do bëj punën e vete, ne duhet të bëhemi bashkë për të realizuar një ligj për të prangosur përjetë përgjegjësit”, tha Valteri.

Më tej ai theksoi se, “Njëherë të vetme duhet të jemi të gjithë bashkë për fëmijët tanë. Të heqim një copë kockë nga këto koncesionet që janë për ta.

Vidhni sa të doni, por ju lutem hajdeni të bëjmë një ligj. Këta njerëz që thashë se duhet të varen, meqë kjo nuk bëhet, hajde t’i dënojmë përjetë, para se të na bëhet gjëma. Hajde të ndryshojmë Kodin Penal, të sigurojmë shkollat. E marr unë përsipër që 39 deputetët e opozitës ta votojnë 100% këtë ligj”

Lexo edhe :  “Nuk do të ketë asnjë strukturë mbi trotuare”/ Rama ndan pamjet nga 'çlirimi' i Tiranës

Më herët deputeti Valteri kërkoi në Kuvend rikthimin e dënimit me vdekje. Valteri theksoi se Shqipëria duhet të dalë nga ato konventa ndërkombëtare që ndalojnë dënimin me vdekje, pasi njerëz që dhunojnë dhe përdhunojnë fëmijët nuk e meritojnë të jetojnë.

“Kush përdhunon fëmijë, të varet midis qytetit. Nuk do të hyjmë në Evropë me këto. E përsëris, këta njerëz nuk meritojnë të jetojnë”, theksoi Valteri më herët./b.b/fjala.al/

Të fundit

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Zoti President, heshtja juaj është më e zhurmshme se çdo fjalim

Nga Fejzo Subashi Zoti President, Në një kohë kur rajoni lëkundet në pasiguri, kur tensionet në Kosovë prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shqiptarëve, kur liderë botërorë...

Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është...

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180 shkrime të botuara në gazeta...

Lajme të tjera

Web TV