Mal Berisha: A e ka humbur SHBA interesin për Shqipërinë

Ka një pyetje që bëhet vitet e fundit  në Shqipëri.  A e ka ulur Amerika interesin ndaj  Shqipërisë. Diplomati Berisha  është nga ata që ka kompetencë për t’i dhënë përgjigje në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në Grupin Mediatik “FJALA”. 

-Është ulur interesi i Amerikës ndaj nesh?

-Jo nuk është ulur.

– A e ka vuajtur Shqipëria deklaratën e zotit Rama ndaj presidentit amerikan Trump?

-Unë mendoj se ai është njeri aq i rryer, (jo i urryer) domethënë kur ti e nxeh shumë hekurin dhe e hekuros një rrobë shumë herë, ajo nuk prishet por është nxehur shumë. Ai është aq i imunizuar nga sharjet  e përditshme sa ajo që ka thënë Edi Rama i ka shkuar rikoshet. Në planin ndërkombëtar, duhet të kishte më shumë vëmendje. Shkatërrimi i të gjitha strukturave demokratike të një vendi kaq të dashur për Amerikën siç është Shqipëria, një vëmendje e madhe e Amerikës ndaj nesh nuk do ta sillte këtë./Fjala.al/k.b

https://youtu.be/loG7ZoGCc2I