Malaga i beson sërish shqiptarit, Armando Sadiku rinovon huazimin

Futbollisti shqiptar është i huazuar nga Levante te skuadra e kategorisë së dytë ku po luan shumë mirë.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku ka zgjatur edhe dy muaj marrëveshjen e huazimit me skuadrën e Malaga në kampionatin spanjoll të futbollit, një sinjal i qartë se formacioni iberik ka nevojë ende për lojtarin kuqezi pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë dhe krizës financiare.

Futbollisti shqiptar është i huazuar nga Levante te skuadra e kategorisë së dytë ku po luan shumë mirë. Sulmuesi nga Cërriku e kishte kontratën paraprake deri më 30 qershorin e 2020 por kur duhen edhe thuajse 3 javë nga skadenca, puna e mirë e menaxherit dhe mirëkuptimi i drejtuesve, kanë gjuhën e përbashkët me Malaga, për të zgjatur bashkëpunimin.

Armando Sadiku kështu do të mbetet me klubin e ligës së dytë deri sa të mbyllet kampionati. Sadiku është golashënuesi i skuadrës së tij, ndërsa e ardhmja duket larg Malaga. Ekipi që po luan tani nuk ka mundësi ekonomike që të paguajë kartonin e shqiptarit përfundimisht, por mediat iberike thonë se në rast paraqitjesh të mira, huazimi mund të shtyhet 1 sezon.

Të fundit

Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare (PAMJET)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se...

Zbehja e një ylli, Armando Brojës i del emri te Parma

Parma është skuadra e radhës që kërkon shërbimet e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares duket se i ka ditët e numëruara te Chelsea dhe...

“Vuajtjet e civilëve nuk justifikohen” , Merz thirrje Izraelit për armëpushim në Gaza

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pas raportimeve se numri i të vdekurve në enklavë ka...

Skandal në Vorë/Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori

Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar...

“Fundi është afër”/ Kabuli qyteti i parë i madh që do të mbetet pa ujë deri më 2030-n

Qyteti me gjashtë milionë banorë mund të mbetet së shpejti pa ujë, për shkak të ndryshimeve klimatike, sanksioneve dhe dështimeve në qeverisje, thonë ekspertët. Al...

Lajme të tjera

Web TV