Papa largohet nga grupi demokrat: Janë b*thëlëpirës, Vasilika Hysi të dorëhiqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa u largua sot nga grupi demokrat, pasi kërkoi dorëheqjen e nënkryetares së Kuvendit Vasilika Hysit.

Nga salla e Parlamentit, Papa ka akuzuar Hysin për censurim të fjalës së tij në të paktën 3 raste dhe akuzoi më tej  grupimin demokrat për pseudodemokraci dhe sipas tij këta persona  për përfitime personale duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit me fasadë.

“E lëshoj grupin parlamentar dhe jap dorëheqje prej tij duke i lënë paudhësitë politike, duke i falënderuar për bashkëpunimin po i lë në pseudodemokracinë e tyre që paraqesin të fshehur realitetin. Nuk kam ndërmend të merrem me asnjërin realisht as me prezantime fiasko papagalli por me fenomene politike dhe fshehjen që duan t’i bëjnë demokracisë dhe fasadës që duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit për përfitime personale, më falni për fjalën për b*thëlëpirje”, -tha deputeti.

Ndërsa gjatë përgjigjes së tij kreu i Kuvendit Gramoz Ruci, tha se është e drejta e Papës të ankohet sipas legjislacionit dhe të zgjedhë të hyjë apo të dalë nga një grup.

“Lidhur me atë që thatë për nënkryetaren nuk ndaj të njëjtin mendim, por është e drejta jote nëse ke vërejtje për mua apo zëvendësen, rregullorja është e qartë drejtoju institucioneve të parlamentit të marrin masa nëse e shohin të arsyeshme. Sa për ikjen nga grupi është e drejta juaj ku të futeni ku të dilni”, -u shpreh Ruçi.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV