Përdhunimi i nxënëses, deputeti kërkon rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Halit Valteri ka kërkuar sot në Kuvend rikthimin e dënimit me vdekje. Valteri theksoi se Shqipëria duhet të dalë nga ato konventa ndërkombëtare që ndalojnë dënimin me vdekje, pasi njerëz që dhunojnë dhe përdhunojnë fëmijët nuk e meritojnë të jetojnë.

“Kush përdhunon fëmijë, të varet midis qytetit. Nuk do të hyjmë në Evropë me këto. E përsëris, këta njerëz nuk meritojnë të jetojnë”, theksoi Valteri.

Deputeti Valteri kërkoi nga kryetarët e grupeve parlamentare që të nisin menjëherë punën për ndryshimet ligjore për të bërë të mundur rikthimin e dënimit me vdekje. Kësaj kërkese iu përgjigj kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili theksoi se këto probleme nuk zgjidhen me rikthimin e dënimit me vdekje.

Përdhunimi i një 15 vjeçareje nga roja e shkollës në Tiranë ka ngjallur reagime të forta në vend, ndërkohë që sot pasdite është paralajmëruar një marshim kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave në Shqipëri./k.s/fjala.al

https://youtu.be/6xI1gFthNug

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV