Rama: Nëse Basha e fut topin poshtë kanatieres s’do e pres pafund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaron se mazhoranca e ka bërë gjithçka që duhet të bënte për reformën zgjedhore dhe tani “topi” është te PD-ja, por nuk mund ta presë pafund.

Kreu i qeverisë tha mbrëmjen e sotme në emisionin “opinion” se sistemi aktual është shumë herë më i mirë se ai që ishte, por që sërish ka vend për përmirësim.

“Ky sistem është shumë herë më mirë se ai që ishte. Se do opozita? Ne nuk jemi këtu për të bërë baby siter të një grupi politik që ka ik  nga Parlamenti, të rrinin në Parlament edhe mospranimin ta bënin me votë. Këta janë dhe jashtë parlamentit edhe duan të venë kushte, edhe duan të na tregojnë ne se ça besojmë e ça nuk besojmë. Ne nuk e kemi detyrë që ne jemi të detyruar të bëjmë psikoterapi. Ne e kemi bërë tonën, kemi lëshuar gjithçka, por pa thyer kornizën se po të thyenim kornizën s’kemi bërë asgjë. Por ama po e lamë siç është nuk kemi bërë përmirësim se unë thashë që nuk ka pas problem në përmirësimin e vullnetit por për përmirësim sigurisht që ka nevojë. Ne e kemi bërë punën tonë dhe e dëgjuat dëshmitaren kryesore që ndenj ti 48 orë me palët dhe i tha gjërat shumë qartë. Po të jetë puna për ta bërë me ligj ne shkojmë në Parlament dhe këta që janë jashtë s’kanë gojë fare të flasin. Opozita nuk vendos dot që të na lërë ne me ligjin e vjetër. Ne jemi dakord me atë që u tha, topi është në fushën e tyre, tani nëse topin do ta marri Lulzim Basha do e fusi poshtë kanatieres edhe do t’i hipi sipër, ne nuk do të presim pafund. Do të presim ta mendojnë dhe të shohim ku do e çojnë topin, do ta nxjerrin jashtë stadiumit, do ta hedhin nga ana tjetër apo do ta vendosin te pika ku fillon ndeshja. Ne nuk duam t’i paragjykojmë se kemi gjithë durimin, por çdo ditë që ikën e komprometon edhe më shumë identifikimin biometrik. Për të tjerat ne zgjedhjet i fitojmë në popull, nuk i fitojmë as me ligj e as me kod. “ tha Rama./E.B./Fjala.al

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV