Sherri me grushte, FKF merr vendimin për Grezdën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Kroate e Futbollit ka dënuar me 4 ndeshje pezullim lojtarin e kombëtares shqiptare të futbollit, Eros Grezdën, për shkak të sherrit me lojtarin e Rijekës, Antonio Çolak pas përfundimit të ndeshjes.

Vendimi që është marrë sot bën me dije se Grezda dënohet me 4 ndeshje pezullim në të gjitha aktivitetet sportive në vend.

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit”-thuhet në njoftimin e FKF-së.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Kush e verifikon që papa ka vdekur vërtet?

Pse nuk është një mjek që verifikon përfundimisht vdekjen e një pape? Kjo është pyetja që i bëjmë vetes sot,...

U dënua me 5 vite e gjysmë burg, kardinali kërkon të jetë pjesë e Konklavës

Kardinali Giovanni Angelo Becciu, i dënuar për krime financiare nga gjykata penale e Vatikanit në vitin 2023, po pretendon se ka të drejtë të...

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, celulari mbetet nën sekuestro

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit. Celulari iu sekuestrua kryebashkiakut Veliaj me cilësinë e provës...

Zgjedhjet e 11 majit/ 114 642 do votojnë për herë të parë brenda dhe jashtë vendit

Ministria e Brendshme ka informuar KQZ se në zgjedhjet e 11 majit, 114 642 zgjedhës do të votojnë për herë të parë. Shifrat jepen në një...

Gazeta gjermane kritikon Trump: Plani i tij është fitorja e Putin

Gazeta e njohur gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" (FAZ) kritikon planin amerikan për "paqe në Ukrainë". Plani i paraqitur nga qeveria amerikane për përfundimin e luftës...

Lajme të tjera

Web TV