Divorcet më të kushtueshme në sport… nga Abramovich te Jordan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak rëndësi ka nëse je i pasur dhe me influencë. Nëse ke vendosur pasurinë në krah të bashkëshortes për vite me radhë, do të duhet ta ndash edhe nëse je një ikonë sporti. Divorcet më të kushtueshme në historinë e personazheve të përfshirë në sport, janë të shumta, por 3 spikatin mbi të gjithë…

  1. ROMAN DHE IRINA ABRAMOVICH, kostoja 1 miliard Paund

Pronari i Chelsea Roman Abramovich raportohet se mban rekordin për divorcin më të kushtueshëm në botë. Oligarkut rus iu dha një divorc “i shpejtë” në 2007, nga gruaja e parë Irina, me të cilën ai kishte pesë fëmijë. Në zgjidhjen mes avokatëve Roman, me pasuri rreth 11 miliardë dollarë, thuhet se ka transferuar të paktën katër shtëpi në emrin e ish gruas, përfshirë një pronë prej 18 milionë Paund në West Sussex, si dhe dy shtëpi në Londër në Sheshin Eaton dhe Sheshin Chester. Por jo vetëm kaq. Ai ka transferuar një çek që e çon divorcin në të paktën 1 miliard.

2 MICHAEL DHE JUANITA JORDAN, 134 milionë

Legjenda e Chicago Bulls u takua me Juanita në një restorant në Chicago, dhe ata u martuan në Las Vegas në 1989. Por, pas 17 vjetësh së bashku, ata u divorcuan në vitin 2006 duke përmendur ‘diferenca të papajtueshme’ në gjykatë. Juanita më parë kishte bërë një kërkesë për divorc në 2002, por një muaj më vonë çifti tha se se ata po përpiqeshin të riparonin martesën e tyre dhe ajo tërhoqi kërkesën. Juanita mori 134 milionë paund.

3. ANDRASSY GREG NORMAN DHE LAURA, 83 milionë

Lojtar golfi legjendar Greg Norman nuk mbahet mend vetëm për episodet epike të 1996 në Masters, ku ai pati një epërsi prej gjashtë goditjeje dhe përfundoi duke humbur me pesë. Norman vuajti një divorc të kushtueshëm me partneren 22-vjeçare, stjuardesën e fluturimit, Laura Andrassy. I pagëzuar si “Peshkaqeni”, ai u detyrua të paguante një zgjidhje shokuese martese prej 83 milionë Paund në 2007.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV