Protesta e djeshme e vajzave dhe grave në Tiranë kundër dhunës ndaj femrave ka qenë nga më interesantet që ka ndodhur në Shqipëri.
Jo vetëm pjesëmarrja e lartë por edhe mënyra e protestës ishte e veçantë.
Pjesa speciale e protestës ishin parullat që u hodhën aty por sidomos ato të shkruar në pankartat që vajzat i mbanin në duar.
Madje, disa vajza kishin shkruar parulla edhe në trup. Disa prej tyre ishin: “Ko.et ti jep natyra, emancipimin arrije vetë.
Mos përdhuno!”, “Çfarë e shkakton përdhunimin!” etj Gazeta “Fjala” sjell disa nga pankartat dhe parrullat e protestës së djeshme që nuk kanë nevojë për koment./b.l/fjala.al