Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 35-vjecari në Laç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë.

Policia e Kurbinit bën me dije se është arrestuar  shtetasi A.T, banues në Laç, Kurbin, i cili rrezikon deri në 7 vjet burg për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 35-vjeçari

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me krehër me 9 fishekë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-A. T., 35 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet. Shërbimet e Policisë, në qytet Laç, kanë bërë ndalimin e mjetit tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. T. dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me 9 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV