Meksikë/ Pa maskë në publik, policia e rreh për vdekje burrin, shpërthejnë protestat

Një burrë u rrah për vdekje nga policia në Meksikë pasi u arrestua për mos vendosje të maskës në publik.

Menjëherë pas bërjes publike të rastit, në Guadalajara shpërthyen protestat anti-policore. Protestuesit u përleshën me oficerët jashtë pallatit të qeverisë duke djegur edhe automjete patrullimi.

Giovanni Lopez
Giovanni Lopez

Giovanni Lopez, një murator, 30 vjeçar, u arrestua më 4 maj nga oficerët e policisë bashkiake në qytetin e Ixtlahuacan de Los Membrillos afër Guadalajara./fjala.al