“Peshku është qelbur nga koka”, Jonila Godole: Po shmangen përgjegjësisë nga Ministrja e Arsimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mos injoroni protestën!” Kjo është thirrja që pedagogia Jonila Godole bën pas marshimit të organizuar në Tiranë kundër dhunës dhe abuzimeve ndaj vajzave dhe grave në Shqipëri. Marshimi mori shkas nga abuzimi i një 15 vjeçareje në Tiranë nga roja e shkollës.

Por sipas Godoles, “protesta me siguri do të injorohet apo relativizohet nga qeveritarë, ministra dhe deputetë, njësoj si protestat e tjera, sepse ajo i hap shteg një debati të fortë që i prek shqiptarët më shumë sesa lojërat e përditshme ‘e lagu s’e lagu’ të politikanëve.

“Në emër të kujt interesi relativizohet ngjarja dhe shmangen përgjegjësitë nga Ministrja e Arsimit, madje edhe nga vetë Kryeministri që u duk sikur mori më shumë në mbrojtje dhunuesin sesa viktimën?”, pyet Godole, teksa shton se “me gjithë ngarkesën emocionale që kjo ngjarje bart, peshku është qelbur nga koka!”

Reagimi i plotë

Mos e injoroni protestën!

Nuk ka gje me shpresedhenese ndaj apatise sone sociale sesa kur ngrihen te rinjte te protestojne!

Sot u solidarizuan me nje nxenese te abuzuar; kerkuan denim per dhunuesin dhe ndryshim rrenjesor te mentalitetit paragjykues, bullizues dhe indiferent, ku vajzat dhe femrat trajtohen si objekte, si prone private.

Protesta me siguri do te injorohet apo relativizohet nga qeveritare, ministra dhe deputete, njesoj si protestat e tjera, sepse ajo i hap shteg nje debati te forte qe i prek shqiptaret me shume sesa lojerat e perditshme „e lagu s’e lagu“ te politikaneve:

Kur shkolla nuk garanton dot jeten, dinjitetin dhe integritetin e nxenesve, per çfare e mbeshtesim me taksat tona?

Kush mban pergjegjesi direkte per abuzimin moral dhe institucional ne keto raste te perseritura vit pas viti?

Lexo edhe :  Aksidenti tragjik në Lezhë! Ndërrojnë jetë gjyshërit, 6-vjeçari në gjendje të rëndë

Ne emer te kujt interesi relativizohet ngjarja dhe shmangen pergjegjesite nga Ministrja e Arsimit, madje edhe nga vete Kryeministri qe u duk sikur mori me shume ne mbrojtje dhunuesin sesa viktimen?

Me gjithe ngarkesen emocionale qe kjo ngjarje bart, peshku eshte qelbur nga koka!

Politikat e Ministrise se Arsimit nder vite jane fokusuar te eksperimenti i pervitshem me kurrikulen dhe maturen, dhe jo te mireqenia e nxenesve.

Mungesa e besimit te policia, te sistemi i drejtesise i ka lene qytetaret vetem ne pasigurine e tyre.

Kultura e mosndeshkimit ka ushqyer krimin, abuzimin dhe ka topitur vigjilencen qytetare ndaj padrejtesise, se perndryshe si mund te shpjegohet qe ne nje komunitet te vogel si Babrruja, nuk pati asnje reagim, nga askush, per nje ngjarje tronditese si kjo, ku shume persona paskan pasur dijeni per te?!

Kultura e me te fortit, kriminelit, injorantit qe eshte ngjitur deri ne foltoren e Kuvendit ka zbehur shpresat per nje te ardhme ndryshe, ka rritur indiferencen dhe apatine sociale dhe e ka katandisur jeten tone si nje top ne fushen e politikaneve, te cilet kane humbur kontaktin me popullin dhe jetojne ne nje univers paralel me shtate pale xhama mbrojtese.

Protesta e ketyre te rinjve sot jep shprese se e ardhmja mbase do te jete ndryshe nje dite.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV