Ardi Veliu, takim me Zaida Çobon: Ndjesën publike doja t’ia kërkoja personalisht zonjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar sot takim me nënën e 15-vjeçarit të dhunuar nga efektivët, Zaida Çobon.

Veliu i ka kërkuar ndjesë publike Çobos, për kritikat që kishte drejtuar ndaj kësaj të fundit.

Në një postim në ‘Facebook’-un e Policisë së Shtetit, shfaqet në një foto Ardi Veliu së bashku me Zaida Çobon duke u sqaruar.

Njoftimi i policisë:

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, pritën e zhvilluan një takim me znj. Zaida Çobo.

“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike.

Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj.

Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes).

Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Drejtor Veliu pas bisedës.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Evropa duhet të qëndrojë pa SHBA, por lufta në Lindjen e Mesme tregon se s’ka asnjë ide

Nathalie Tocci* Përçarja në marrëdhëniet transatlantike i ka lënë udhëheqësit evropianë në mëdyshje – jo vetëm për të vepruar me...

Dosja e spiunazhit që e çoi Izraelin në luftë

Kur Izraeli nisi luftën kundër Iranit më 13 qershor, e bëri këtë në bazë të informacioneve të inteligjencës që pretendonte se Irani kishte arritur në një...

Pse duhet ta paguajmë rinumërimin nga buxheti i shtetit?

Nga Mero Baze Rezultatet e deritanishme të rinumërimit në Tiranë provojnë se nga gabimet njerëzore, Partia Demokratike ka marrë më shumë vota “gabim” për numrin...

Berisha-deputetëve socialistë: Dorëzoni mandatet, nuk ka vend për ju në Parlament

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot Akademinë Politike të PS-së e cila zhvillohet me qëllim trajnimin e deputetëve socialistë që marrin mandatin...

Plani sekret amerikan, Trump do godiste Iranin dy ditë pas sulmeve izraelite

Shtetet e Bashkuara kanë qenë gati për të sulmuar Iranin më herët, vetëm dy ditë pas sulmeve izraelite. Presidenti Trump u tha ndihmësve të...

Lajme të tjera

Web TV