DW: Maqedonia e Veriut paralizohet nga Covid-19, vala e re e virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut është përfshirë nga një valë e re infektimi me virusin Corona. Shtimin e rasteve autoritetet e lidhin edhe me festimet e Bajramit dhjetë ditë më parë.

Në Maqedoninë e Veriut ka ndalime masive të lëvizjes për shkak të shpërthimit të një vale të re të virusit Corona. Shifra rekord e së premtes me 177 raste të reja të regjistruara, pasohet nga një tjetër 125 infektime të shtunën, njoftojnë mediat gjermane, duke u bazuar tek autoritetet vendase të shëndetësisë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndërkohë duke vendosur ndalim qarkullimi 80 orësh për qytetet e komunat më të prekura. Që të enjten në mbrëmje u vendos ndalim qarkullimi, i cili përfundon në orën 5 të mëngjesit të hënën. Për pjesën tjetër të vendit vlen ndalimi i qarkullimit natën. Një ndalim i plotë i lëvizjes është vendosur në Shkup, qytetin industrial Stip dhe disa zona të banuara me shumicë shqiptare.

“90% e rasteve të Coronës vijnë nga 15 familje”

Ekspertët e lidhin shpërthimin e valës së re të pandemisë me rastet e reja në një fabrikë ëmbëlsirash, si edhe me takimet familjare përgjatë festës së Bajramit pas përfundimit të muajit të Ramazanit. 90% e rasteve të Coronës vijnë nga 15 familje, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Felipce të premten. Infektimet vijnë si pasojë e mosrespektimit të rregullit për mënjanimin e grupimeve me njerëz. Por kjo valë për shkak të shtimit të testimeve do të vendoset shpejt nën kontroll, është shprehur Filipce.

Në Maqedoninë e Veriut deri të dielën kanë qenë të regjistruar 2915 vetë me virusin Sars-CoV-2. Deri më tani kanë humbur jetën 151 vetë./DW

Të fundit

Kokalari sulmon Pilinçin: Agron Llakaj duhet të japë dorëheqjen

Pa i përmendur emrin, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një personazhi që e konsideron veten politikan të nivelit...

21 gusht 1911 – Vjedhja jospektakolare që e bëri Mona Lizën të pavdekshme

Nga Leonard Veizi Në agimin e nxehtë parizian të 21 gushtit 1911, korridoret e Luvrit u zgjuan me një boshllëk të frikshëm. Në vendin ku...

U bë viral për dhembshurinë e tij, ndërron jetë gjyqtari amerikan Frank Caprio

Gjyqtari i njohur amerikan, Frank Caprio i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai u bë i...

“Zhdukja” e Shimës, reagon Policia: Erdhi vetë në Komisariat

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga...

Rama ndan pamje nga Lëpusha: Mrekulli e Alpeve tona

MALËSI E MADHE- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka promovuar bukuritë natyrore të Lëpushës dhe Kelmendit, në Malësinë e Madhe, si destinacione të veçanta...

Lajme të tjera

Web TV