Pasi policia i hoqi patentën për shpejtësinë e lartë, reagon Ermal Mamaqi (FOTO)

Ermal Mamaqi, aktorit dhe moderatorit shqiptar i është hequr patenta mbrëmjen e të shtunës pasi ishte duke ecur me një shpejtësi prej 120km/orë. Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku policia ndaloi aktorin me mjetin e tij tip ‘Renault’.

Mamaqi ka postuar një foto në Instagram me thënien e ditës, e cila ngjalli reagim te ndjekësit e tij.

Asgjë nuk ta vjedh energjinë si ankesat e përhershme”, shkruhej në fotografi, ku ndjekësit nuk hezituan ta pyesnin se çfarë ndodhi me patentën.

Kujtojmë se në momentin e ndalimit nga policia, aktori nuk ka bërë rezistencë dhe ka pranuar dorëzimin e patentës.